Back to list

Norma e përqindjes së zhvlerësimit (amortizimit) të kompanive tregtare në Zvicër



Zhvlerësimi paraqet humbjen e vlerës së një pasurie për shkak të kalimit të viteve apo të vjetërsimit të saj. Në kontabilitet një pasuri mund të zhvlerësohet nëse jetëgjatësia e kësaj të fundit është më shumë se një vit. Në rastin e kundërt, blerja e një pasurie kontabilizohet direkt në shpenzime të vitit aktual.

Në përgjithësi, mund të dallojmë dy lloje të zhvlerësimeve :

Administrata federale e tatimeve (AFC), në "Notice A 1995", dërgon rregullisht tek autoritetet tatimore kantonale listën e përqindjeve të zhvlerësimeve minimale në bazë të llojit të pasurisë. Kjo e fundit mund të përmbledhet si në vijim:

Kategoria e pasurisëNorma
degresive
Norma
lineare
Jetëgjatësia në vite
Makineritë e zyrës40%20%5
Kompjuterët (Hard dhe software)40% 20%5
Automjetet e të gjitha llojeve40%20%5
Invertar biznesor, mjete për punëtori dhe depo25%12.5%8
Vegla, mjete artizanale, vegla për makineri, instrumente, kontejnerë, skele, paletë45%22.5%4
Enët dhe mbulesat për hotele dhe restaurante45%22.5%4
Makineritë ndërtimore40%20%5
Ndërtesat komerciale (vetëm ndërtesat)4%2%50
Ndërtesat banesore (vetëm ndërtesat)2%1%100