Si mund të ju ndihmojmë?

Nëse nuk keni gjetur përgjigjen tuaj, kontaktoni zyren tonë pa hezitim (https://kouleta.ch/contact)

Pyetje të shpeshta

Likuidimi i SA/Sàrl: Çfarë të mbajmë mend Shiko me shumë
BAZAT LIGJORE
  • Likuidimi i SA/Sàrl gjen bazën e tij ligjore në “Code des obligations” (art. 736-746 CO)

3 ETAPAT E LIKUIDIMIT TË SA/SàRL
  1. Mbajtja e një mbledhjeje të përgjithshme të jashtëzakonshme te noteri;
  2. Publikimi i njëpasnjëshëm i tri apeleve tek kreditorët në regjistrin FOSC;
  3. Pas publikimit të apelit të 3-të tek kreditorët, duhet të presim një vit para se të kërkojmë shfuqizim përfundimtar.
    • Kjo periudhë mund të reduktohet në tre muaj nëse një auditor i certifikuar vërteton që borxhet janë shlyer dhe që rrethanat çojnë në përfundim se nuk rrezikohet asnjë interes i palëve të treta (Art. 745 al 3 CO)
IMPLIKIMET KONTABËL DHE ATO TË TATIMEVE PËR SHOQËRINË NDËRMARRËSE (SA/SàRL)
  • Gjatë fazës së likuidimit, pasuritë shiten dhe detyrimet rimbursohen.
  • Fitimet dhe humbjet që rrjedhin nga likuidimi kontabilizohen në një konto specifike të të ardhurave të quajtur “Konto e likuidimit”.
  • Fitimi apo humbja e cila rrjedhë nga “Konto e likuidimit” duhet të bartet tek kapitali aksionar.
  • Shpërndarja e pasurive mund të bëhet duke respektuar afatet e përcaktuara më lartë.
IMPLIKIMET E TATIMEVE TEK AKSIONARËT
  • Gjatë ndarjes së pasurive, duhet të kemi parasyshë :
    • Rimbursimin e kapitalit nominal i cili nuk tatohet
    • Shpërndarjen e fitimit të kumuluar i cili tatohet ne vlerë 35%
Kur obligohet biznesi të regjistrohet në TVA? Shiko me shumë

Kompanitë me një qarkullim vjetor prej më shumë se 100,000 CHF duhet të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar për produktet / shërbimet që i shesin.
Norma bazë është 7.7%. Në disa raste, shkalla është më e ulët.

Sa kohë nevojitet që të kalojmë prej njërës metodë të TVA-së në tjetrën? Shiko me shumë

Kalimi nga metoda TDFN në metodën efektive është i mundur pas një viti të aplikimit të TDFN.
Kurse, prej metodës efektive duhen 3 vite aplikim që të mund të kalojmë tek metoda TDFN.

Cilat janë metodat që mund të zgjidhen në momentin e regjistrimit në TVA? Shiko me shumë

Mund të zgjidhni dy metoda për llogaritjen e TVA:
– Metoda efektive
– Metoda e numërimit sipas normave të borxhit tatimor neto (TDFN)