Përkrahje gjatë tërheqjes së fondit LPP

**Lansimi i një kompanie individuale** Kur bëheni i vetëpunësuar duke hapur një biznes individual (raison individuelle) apo ortakëri e përgjithshme (Société en nom collectif), ju mund të tërhiqni paratë tuaja nga fondi i pensionit LPP. Kriteret e mëposhtme duhet plotësuar: 1. Të keni krijuar një biznes individual (raison individuelle) apo ortakëri e përgjithshme (Société en nom collectif) 2. Puna që ushtroni në biznesin tuaj duhet të jetë aktiviteti kryesor 3. Të keni marrë konfirmim nga fondi AVS se ju jeni të pavarur (indépendant) **Blerja e një banese apo shtëpie për përdorim personal** Ju mund të përdorni pasuritë e fondit tuaj të pensionit për të blerë një shtëpi, për të paguar kreditë hipotekare ose për të blerë aksione në një kooperativë ndërtimi dhe strehimi. Mos harroni të merrni parasysh pikat e mëposhtme: 1. Një tërheqje paraprake mund të kërkohet vetëm çdo pesë vjet. 2. Deri në moshën 50 vjeç, ju mund të tërhiqni të gjitha kursimet e pensionit. 3. Pas moshës 50 vjeç, ekziston një kufi në shumën që mund të tërhiqni. 4. Kur jeni i martuar ose jetoni në një partneritet të regjistruar, keni nevojë për pëlqimin paraprak me shkrim të bashkëshortit(es) ose partnerit(es) tuaj. 5. Nëse e shisni shtëpinë/banesën tuaj, zakonisht duhet të rimbursoni shumën e marrë paraprakisht nga fondit LPP. 6. Një tërheqje e parakohshme e mjeteve të fondit të pensionit LPP çon në uljen e të ardhurave gjatë pleqërisë. **Largimi përfundimtar nga Zvicra** Ju mund të tërhiqni mjetet e fondit tuaj të pensionit në të holla kur jepni provë se jeni duke e lënë përgjithmonë Zvicrën për t'u vendosur jashtë vendit. Në rast të largimit në një vend anëtar të BE-së ose EFTA, tërheqja e fondit LPP është e kufizuar. **Për më shumë informata në lidhje me këtë shërbim, mos hezitoni të kontaktoni njërin nga ekspertët tanë.**



Zgjedh njëren nga pakot tona