Si mund të ju ndihmojmë?

Nëse nuk keni gjetur përgjigjen tuaj, kontaktoni zyren tonë pa hezitim (https://kouleta.ch/contact)

Pyetje të shpeshta

Çfarë emri t’i jepet një biznesi individual ? Shiko me shumë
Një biznes individual duhet patjetër të përmbajë mbiemrin e personit (me apo pa emër). Përveç mbiemrit, është e mundur që të shtohen pjesë tjera si p.sh. fusha e aktivitetit apo emërime të ndryshme. Ju mundeni për shembull të zgjidhni një emër si “Peinture Krasniqi” ose “Depierre Construction”.
Cilat kompani nuk janë të nënshtruara në TVA në Zvicër ? Shiko me shumë
  • Companies with an annual turnover of less than 100’000.- CHF are not obliged to invoice their customers for TVA and are not obliged to declare this tax to the Swiss tax authorities.
  • Medical and pre-medical activities
  • Educational services provided by reputed educational institutions
  • Financial services, such as banking, insurance and similar services
  • Postal services provided by Swiss Post
  • Some non-profit organizations
  • Bargain goods sales between different individuals
  • Sales of goods and services abroad
Cilat janë normat e TVSH-së ? Shiko me shumë

Normat e TVSH-së varet nga shërbimet apo produktet që ofron kompania. Magjithatë, ato kategorizohen si në vijim:

  • 2.5% (norma e reduktuar) – aplikohet për gjërat ushqimore, modikamentet, librat, gazetat etj
  • 3.7% (norma speciale) – aplikohet nga sektori i hotelierisë
  • 7.7% (norma standarde) – aplikohet në të gjitha rastet tjera jo të liruara (P.sh. shërbimet e ndryshme, punët e ndërtimtarisë, veprimtaritë që lidhen me veturat përfshirë derivatet, produktet e alkoolit, duhanit etj)

Produktet dhe shërbimet që rrjedhin nga spitalet, shkollat, aktivitetet kulturore, qiraja (etj) janë të liruara nga TVSH.

Nga 1 janar 2024, këto norma do ndryshojnë si në vijim:

  • 2.6% (norma e reduktuar)
  • 3.8% (norma speciale)
  • 8.1% (norma standarde)
Kohëzgjatja e vitit të parë fiskal Shiko me shumë

Në momentin e krijimit të shoqërisë biznesore, shoqëria mund të zgjedh në mes të një viti të shkurtër fiskal (me përfundimin e vitit kalendarik, pra 31 dhjetor) dhe një viti të zgjatur fiskal i cili e tejkalon këtë vit kalendarik

P.sh. nëse shoqëria është krijuar me datën 01.07.2022, viti i shkurtër fiskal përfundon me 31.12.2022 kurse viti i zgjatur fiskal përfundon me 31.12.202

Kohëzgjatja e vitit të parë fiskal mund të zgjasë maksimum 23 muaj e në disa kantone është e kufizuar në 15 muaj.

Në cilat raste duhet të kryeni një auditim të përgjithshëm? (Contrôle ordinaire) Shiko me shumë

Ky lloj auditimi bëhet zakonisht në firma të mëdha. Rastet janë të ndryshme por veçojmë : 

Kriterin e madhësisë (art. 727 al. 1 ch.2 CO)
Kompanitë të cilat, në dy vite financiare të njëpasnjëshme, tejkalojnë dy nga vlerat e mëposhtme:

  • Një bilanc i përgjithshëm prej 20 milion frangash
  • Një xhiro prej 40 milion franga
  • Të ketë 250 apo më shumë punëtorë me kohë të plotë mesatare në vit

Kërkesën nga aksionarët – Opting-up – (art. 727 al. 2 CO)
Nëse kriteri i madhësisë nuk përmbushet, atëherë auditimi i përgjithshëm mund të kërkohet në çdo kohë nëse një gjë të tillë e kërkojnë aksionarët të cilët posedojnë të paktën 10% të kapitalit. Kjo pra quhet « opting-up » dhe ka për qëllim ngritjen e besueshmërisë ndaj kompanisë tek palët e treta.

Në cilat raste duhet të kryeni një auditim të kufizuar? (Contrôle restreint) Shiko me shumë
  • Siç kemi cekur në shkrime tjera, auditimi i kufizuar është i obligueshëm kur fuqia e punës kalon numrin dhjetë të të punësuarve me kohë të plotë mesatare në vit (art. 727a, al. 2 CO).
  • Në bazë të art. 727a, al.2 CO, një auditim i tillë duhet bërë gjithashtu kur njëri prej aksionarëve e kërkon një gjë të tillë (mund ta quajmë kontroll apo auditim vullnetarë).

Përse ne inkurajojmë klientët tanë që kryejnë kontrolle të tillë?
Kontrollimi i kontabilitetit nga një auditor i pavarur dhe objektiv rrit qartë besimin tek një palë e tretë që është në kontakt me kompaninë tuaj. Pra, kontrolli i kufizuar është një shenjë e një biznesi të drejtuar mirë.

Norma e përqindjes së zhvlerësimit (amortizimit) të kompanive tregtare në Zvicër Shiko me shumë

Zhvlerësimi paraqet humbjen e vlerës së një pasurie për shkak të kalimit të viteve apo të vjetërsimit të saj. Në kontabilitet një pasuri mund të zhvlerësohet nëse jetëgjatësia e kësaj të fundit është më shumë se një vit. Në rastin e kundërt, blerja e një pasurie kontabilizohet direkt në shpenzime të vitit aktual.

Në përgjithësi, mund të dallojmë dy lloje të zhvlerësimeve :

  • Zhvlerësimi linear:
    • Në këtë rast, norma e zhvlerësimit është konstante gjatë jetëgjatësisë së pasurisë.
  • Zhvlerësimi degresiv:
    • Zhvlerësimi degresiv nënkupton një zhvlerësim më të madh gjatë viteve të para. Përzgjedhja e metodës së zhvlerësimit degresiv përfaqëson një interes tatimor përderisa firma është fitimprurëse.

Administrata federale e tatimeve (AFC), në “Notice A 1995”, dërgon rregullisht tek autoritetet tatimore kantonale listën e përqindjeve të zhvlerësimeve minimale në bazë të llojit të pasurisë. Kjo e fundit mund të përmbledhet si në vijim:

Kategoria e pasurisëNorma
degresive
Norma
lineare
Jetëgjatësia në vite
Makineritë e zyrës40%20%5
Kompjuterët (Hard dhe software)40% 20%5
Automjetet e të gjitha llojeve40%20%5
Invertar biznesor, mjete për punëtori dhe depo25%12.5%8
Vegla, mjete artizanale, vegla për makineri, instrumente, kontejnerë, skele, paletë45%22.5%4
Enët dhe mbulesat për hotele dhe restaurante45%22.5%4
Makineritë ndërtimore40%20%5
Ndërtesat komerciale (vetëm ndërtesat)4%2%50
Ndërtesat banesore (vetëm ndërtesat)2%1%100

Likuidimi i SA/Sàrl: Çfarë të mbajmë mend Shiko me shumë
BAZAT LIGJORE
  • Likuidimi i SA/Sàrl gjen bazën e tij ligjore në “Code des obligations” (art. 736-746 CO)

3 ETAPAT E LIKUIDIMIT TË SA/SàRL
  1. Mbajtja e një mbledhjeje të përgjithshme të jashtëzakonshme te noteri;
  2. Publikimi i njëpasnjëshëm i tri apeleve tek kreditorët në regjistrin FOSC;
  3. Pas publikimit të apelit të 3-të tek kreditorët, duhet të presim një vit para se të kërkojmë shfuqizim përfundimtar.
    • Kjo periudhë mund të reduktohet në tre muaj nëse një auditor i certifikuar vërteton që borxhet janë shlyer dhe që rrethanat çojnë në përfundim se nuk rrezikohet asnjë interes i palëve të treta (Art. 745 al 3 CO)
IMPLIKIMET KONTABËL DHE ATO TË TATIMEVE PËR SHOQËRINË NDËRMARRËSE (SA/SàRL)
  • Gjatë fazës së likuidimit, pasuritë shiten dhe detyrimet rimbursohen.
  • Fitimet dhe humbjet që rrjedhin nga likuidimi kontabilizohen në një konto specifike të të ardhurave të quajtur “Konto e likuidimit”.
  • Fitimi apo humbja e cila rrjedhë nga “Konto e likuidimit” duhet të bartet tek kapitali aksionar.
  • Shpërndarja e pasurive mund të bëhet duke respektuar afatet e përcaktuara më lartë.
IMPLIKIMET E TATIMEVE TEK AKSIONARËT
  • Gjatë ndarjes së pasurive, duhet të kemi parasyshë :
    • Rimbursimin e kapitalit nominal i cili nuk tatohet
    • Shpërndarjen e fitimit të kumuluar i cili tatohet ne vlerë 35%
Koha e regjistrimit në TVSH Shiko me shumë

Sipas legjislacionit në fuqi, regjistrimi në TVSH bëhet në dy mënyra:

Regjistrimi i obligueshëm – lind në momentin kur entiteti biznesor kalon shifrën e faturimit prej 100’000 CHF brenda një periudhe fiskale 12 mujore.

Regjistrimi vullnetar – mund të bëhet kurdo që entiteti biznesor ndjehet i gatshëm, edhe pse nuk është kaluar faturimi prej 100’000 CHF.

Sa kohë nevojitet që të kalojmë prej njërës metodë të TVA-së në tjetrën? Shiko me shumë

Kalimi nga metoda TDFN në metodën efektive është i mundur pas një viti të aplikimit të TDFN.
Kurse, prej metodës efektive duhen 3 vite aplikim që të mund të kalojmë tek metoda TDFN.

Cilat janë metodat që mund të zgjidhen në momentin e regjistrimit në TVA? Shiko me shumë

Mund të zgjidhni dy metoda për llogaritjen e TVA:
– Metoda efektive
– Metoda e numërimit sipas normave të borxhit tatimor neto (TDFN)