Në dispozicionin tuaj çdoherë dhe në çdo kohë!

Kouleta SA është një zyre e kontabilitetit dhe auditimit me bazë në kantonin e Gjenevës në Zvicër. Ne ndihmojmë sipërmarrësit e rinj të fillojnë bizneset e tyre me shpejtësi dhe lehtësi duke marrë përsipër pjesët administrative-ligjore. Përvoja në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit u garanton klientëve të Kouleta SA qasje profesionale në kërkesat e tyre, zgjidhjen në mënyrë efikase të problemeve dhe këshilla të sigurta e të sinqerta për vazhdimin e suksesshëm të aktivitetit biznesor. Ekipi ynë i ri, mirë i kualifikuar, krenohet me saktësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve tona, duke kultivuar në të njejtën kohë ndjenjën e urgjencës dhe kujdesit për klientët tanë. Që nga viti 2020, Kouleta SA është kompani e certifikuar si “Expert-Réviseur” pranë “Association Suisse des Réviseurs”.

Njihuni me ekipen Kouleta

Ekipi ynë përbëhet prej profileve të ndryshme

Fotografia e profilit
Auditor i certifikuar ASR

Themelues

Është i diplomuar pranë Universitetit të Llozanës (Zvicër), niveli Master në Kontabilitet, Kontroll dhe Financa që nga viti 2015. Gjatë studimeve, ai ishte aktiv në sektorin e firmave të vogla dhe të mesme, posaçërisht në degën e kontabilitetit dhe të financave. Nga 2015-ta e deri në vitin 2018, ishte i punësuar si auditor pranë Ernst-Young në Gjenevë në sektorin bankar. Në vitin 2019, Përparimi kualifikohet me titullin "Auditor i certifikuar” pranë «Association Suisse des Réviseurs ». Njeh gjuhën frënge, shqipe, angleze dhe italiane.

Përparim Arifi

Themelues

Auditor i certifikuar ASR

Fotografia e profilit
Kontabilist ekspert

Bashkëthemelues

Është i diplomuar pranë Univeritetit të Prishtinës, niveli Master i shkencave ekonomike. Gjatë studimeve, ai ka punuar në sektorin e financave. Ai e ka shtrirë angazhimin e tij në fushën e teknologjisë informative duke u certifikuar ndërkombëtarisht nga ECDL Core (European Computer Driving Licence). Në vitin 2018, ai u bashkua në ndërmarrjen tonë si bashkëthemelues, duke sjellur në të njëjtën kohë eksperiencën e tij nga fusha e kontabilitetit, auditimit e tatimeve.

Alban Selimi

Bashkëthemelues

Kontabilist ekspert

Fotografia e profilit
Kontabiliste eksperte

Në vitin 2018, ajo diplomoi në nivelin Master në Ekonomi nga Universiteti i Prishtinës. Ajo është angazhuar në praktika dhe trajnime të ndryshme kryesisht në sektorin e kontabilitetit dhe është kontabiliste e çertifikuar nga SCAAK. Më pas, ajo fitoi përvojë disa vjeçare në fushën e kontabilitetit në kompani të ndryshme, përpara se të bashkohej me Kouleta SA në vitin 2020.

Fatmire Canolli

Kontabiliste eksperte

Fotografia e profilit
Asistente Auditore

Ka përfunduar studimet e saj Bachelor në drejtimin e Studimeve të larta Komerciale pranë Universitetit të Gjenevës (Zvicër). Më pas në vitin 2021 është diplomuar pranë Universitetit të Llozanës (Zvicër), niveli Master në Kontabilitet, Kontroll dhe Financa. Gjatë studimeve ajo ka krijuar eksperiencë profesionale në fushën fiduciare. Ajo u bashkangjit në Kouleta në vitin 2021 si asistente auditore. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, shqipe, angleze dhe italiane.

Donika Arifi

Asistente Auditore

Fotografia e profilit
Asistente Auditore

Është e diplomuar pranë Universitetit të Prishtinës në nivelet Bachelor dhe Master, në drejtimet Menaxhment dhe Informatikë si dhe në Gjuhësi Frënge. Më pas në vitin 2022 është diplomuar në Universitetin Littoral Côte d'Opale (Francë), niveli Master në Didaktikë e gjuhës dhe Inxhiniere e Trajnimeve. Ajo ka një përvojë disa vjeçare në sektorin e mësimdhënies si dhe në administrim biznesi. Ajo u bashkangjit në Kouleta në vitin 2022 si Asistente auditore dhe kontabiliste. Njeh gjuhën shqipe, frënge dhe angleze.

Arjeta Godanci

Asistente Auditore

Fotografia e profilit
Nxënës

Nxënës Në vitin 2020, ai filloi trajnimin e tij profesional në shkollën e biznesit në trajnimin e dyfishtë. Më pas, ai fitoi dy vjet përvojë në fushën e kontabilitetit përpara se të bashkohej me Kouleta SA në vitin 2023. Ai flet rrjedhshëm frëngjisht dhe shqip.

Florjan Nuhiu

Nxënës